Liverpooli shpërdoron ndaj Lutonit, ia shpëton nderin Luis Diaz
Luton “flirtoi” me fitoren ndaj Liverpoolit (për herë të fundit ka fituar ndaj “The Reds” 32 vite më parë), por pësoi gol në minuta shtesë, duke barazuar në fund 1-1.
Vendësit i ndëshkoi “in extremis” Luis Diaz, i cili po përjeton një dramë familjare, pasi i kanë rrëmbyer të atin në Kolumbi.
Edhe pse me ngarkesë të lartë emocionale, sulmuesi 26-vjeçar, i hedhur në fushë në minutën e 84-t, arriti të realizonte pas krosimit të Elliot.
Skuadra e sapongjitur në Premier League befasoi fillimisht skuadrën e Jurgen Kloppit në “Kenilworth Road” falë një goli të shënuar me kundërsulm në minutën e 80-të nga Chong, i cili u shërbyer nga Kabore.
“Kështu nuk vazhdohet”, trajneri legjendar largohet papritur nga futbolli: Ishte ndeshja e fundit!
Nga një mundësi për Liverpoolin rreziku kaloi menjëherë në portën e Alisson, që s’mund të bënte asgjë për të shmangur golin.
Shumë raste të humbura nga “The Reds”, sidomos nga Darwin Nunez, por edhe nga Diogo Jota, ndërsa vendësit shfrytëzuan më së miri një nga mundësitë e vetme të kishin në këtë ndeshje për të kaluar në epërsi. Gjithsesi, për të shmangur humbjen e Liverpoolit mendoi Diaz, që në momentin e festimit ngriti bluzën për t’iu bërë një kërkesë rrëmbyesve të të atit: “Liri babait”.