Liverpooli në finalen e Kupës së Ligës angleze, e pret Chelsea

Liverpooli në finalen e Kupës së Ligës angleze, e pret Chelsea

Liverpooli është kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës angleze, pasi sonte luajti baras 1-1 në udhëtim te Fulhami dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, “The Reds” prekin finalen e kësaj gare.

Të besuarit e Jurgen Klopp mirë e nisën lojën dhe vetëm pas 11-të minutave kaluan në epërsi përmes Diaz.

Skuadra e Fulhamit në pjesën e dytë ia doli që me golin e Diop në minutën e 77-të barazon shifrat në 1-1, rezultat ky që dërgon skuadrën e Liverpoolit në ndeshjen finale, ku do të ndeshet me Chelsean e cila mbrëmë eliminoi Middlesbrough (6-1).

Share This