Liverpooli dhe Barcelona në garë për mbrojtësin e Feyenoord-it

Liverpooli dhe Barcelona në garë për mbrojtësin e Feyenoord-it

Dy klubet e mëdha evropiane, Liverpool dhe Barcelona raportohet se janë futur në garë për mbrojtësin e Feyenoord-it, Givairo Read.

Sipas ‘Sport, katalanasit dhe ‘The Reds’ po përgatiten për transferimin e Read në verën që po vjen.

Skautët e Barcelonës thuhet se e kanë ndjekur nga afër paraqitjet e Read këtë sezon të garave.

Drejtuesit e klubit katalanas vlerësojnë faktin që ai është ende i ri, ka hapësirë për përmirësim dhe mund të luajë si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes.

Barcelona tashmë ka shprehur interes për lojtarin duke kontaktuar agjentin e tij, por një transferim në “Camp Nou” nuk është ende pranë finalizimit.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga Liverpool.

Share This