Liverpool shtang Barcelona-n, bën gati 70 milionë euro

Liverpool shtang Barcelona-n, bën gati 70 milionë euro

Liverpool thuhet se po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Porto-s, Alan Varela, i cili është gjithashtu në shënjestrën e Barcelona-s.

Pas largimit të legjendës së klubit Sergio Busquets me kosto zero verën e kaluar për t’u bashkuar me Inter Miami, Blaugrana nuk ka arritur të gjejë një zëvendësues të denjë për spanjollin.

Mes shumë alternativave, Oriol Romeu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa Ilkay Gundogan, Andreas Christensen dhe Frenkie de Jong janë vetëm opsione të improvizuara.

Drejtori sportiv Deco ka një listë të gjerë opsionesh të renditura, si Martin Zubimendi, Joshua Kimmich, Bruno Guimaraes dhe Amadou Onana. Por financat e dobëta të klubit do të thotë se ata mund të jenë jashtë garës për të katër lojtarët.

Varela, një përfaqësues i Argjentinës U-23, është shfaqur si një opsion, duke marrë parasysh paraqitjet e tij mbresëlënëse për Porton. Megjithatë, Të Kuqtë mund të prishin planet e katalanasve, transmeton telesporti.

Sipas El Nacional, gjigantët e Premier League janë të përgatitur të investojnë 70 milionë euro për të blerë ish-lojtarin e Boca Juniors, një shumë që Barça nuk ka gjasa t’i afrohet.

 

 

Share This