Liverpool ‘shkel’ West Hamin, kalon në gjysmëfinalen e EFL Cup

Liverpool ‘shkel’ West Hamin, kalon në gjysmëfinalen e EFL Cup

Liverpool është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës pasi që mundi bindshëm West Hamin, me rezultat 5-1, të mërkurën në “Anfield”.

“The Reds” treguan performancë të shkëlqyer në duel me West Hamin duke qenë ekip dukshëm më i mirë dhe duke shënuar pesë gola.

Szoboszlai (28’), Jones (56’, 85’), Gakpo (71’) dhe Salah (82’), shënuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, kurse, golin e nderit për ekipin nikoqir e realizoi Bowen (77’).

Përfundimisht Liverpool prek gjysmëfinalen e kësaj gare, derisa West Ham i thotë lamtumirës Kupës së Ligës për këtë edicion të garave.

Share This