Liverpool s’gabon ndaj Sheffieldit, rikthehet në krye të Premierligës

Liverpool s’gabon ndaj Sheffieldit, rikthehet në krye të Premierligës

Liverpool ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit, për t’u rikthyer si lider në kreun e Premierligës.

“Reds” ishin më dominues por vuajtën deri vonë në fushë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 3:1.

Darwin Nunez me një gol qesharak i dha Liverpoolin epërsinë, pasi kërceu te goditja e portierit dhe topi përfundoi brenda rrjetës (17’).

Sheffield arriti të këndellej kur askush s’e priste. Nga një kundëraksion i shpejtë, Conor Bradley realizoi autogol pasi devijoi topin (58’).

Liverpool pastaj u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke pasur raste edhe më shumë por që hasën vështirësi për t’i finalizuar.

Megjithatë, ishte Alexis MacAllister që me një “raketë” nga distanca nuk i dha asnjë shans portierit mysafir, duke rikthyer epërsinë e vendasve (76’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Cody Gakpo pas harkimit të Andrew Robertsonit (90’), raporton nacionale.

Liverpool me këtë fitore rimerr ‘timonin’ e Premierligës si lider me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali e Sheffield duket se po shkon drejt Championshipit, duke u renditur në pozitën e fundit me 15 sosh.

Share This