Liverpool rrëmben trofeun EFL Cup, mposht Chelsean

Liverpool rrëmben trofeun EFL Cup, mposht Chelsean

Liverpool është fitues i Kupës së Ligës angleze (EFL Cup), pasi në finale mposhti Chelsean, me rezultat 1-0, pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka dhuruar një duel mjaft interesant, edhe pse koha e rregullt u mbyll me rezultatin e padëshiruar në futboll (0-0).

Në fakt, të dy skuadrat shënuan nga një gol, por që u anuluan pas rishikimit të VAR-it.

Në lojën shtesë ishte mbrojtësi holandez Van Dijk (118’), i cili më kokë tundi portën e Chelsea, duke shënuar golin e fitores së madhe për skuadrën e Jurgen Klopp.

Përfundimisht “The Reds” fitojnë trofeun e Kupës së Ligës anglez, që është trofeu i parë për skuadrën nga ‘Anfield’ në vitin 2024.

Share This