Liverpool mposht Crystal Palace, ngjitët në krye të tabelës
Liverpool-i ka bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës në Premier League.
“The Reds” e kanë mposhtur në udhëtim Crystal Palace-n, me rezultat 1-2, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit anglez.
Mateta (57’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën nikoqire, derisa Salah (76’), barazoi shifrat në 1-1, në një ndeshje tejet interesante.
Elliott (90+1), gjeti golin e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp.
Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në krye të tabelës me 37 pikë, një më shumë së Arsenali, e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Crystal Palace renditet e 14-ta me 16 sosh.