Liverpool me sytë nga Osimhen
Prej kohësh emri i Osihmen është kryefjalë e përditshme sportive dhe ngelet ende e paqartë se çdo të ndodhë me këtë lojtar shkruan Corriere dello sport që tashmë zbulon gjithashtu se Liverpul ka arritur një marrëveshje personale me Viktor Osimhen të Napolit, dhe këtë raporton pikërisht gazetari i njohur Valter De Maxho.
Sipas tij marrëveshja është midis lojtarit dhe Liverpulit, pra një marrëveshje që nuk përfshin Napolin por është personale. Nuk mund të jemi të sigurtë nëse Aurelio de Laurentis do ta mbajë dot deri në qershor Osihmen apo jo është shprehur kështu gazetari që mbulon ekipin e Napolit.
Burimet thonë se interesimi i Liverpulit për sulmuesin është pikërisht arsyeja pse kampi i Osimhen u tërhoq nga negociatat me Napolin për një kontratë të re. Besohet se Liverpul tashmë po planifikon jetën pa Mohamed Salah në vitin 2024. Nëse egjiptiani largohet, Osimhen mbetet objektivi kryesor i tyre.
Napoli ende po insiston që ta mbajë lojtarin me kontratën e tij që skadon në vitin 2025. Çelsi është gjithashtu i interesuar për sulmuesin Nigerian, i cili vlerësohet 120 milionë euro sipas Transfermarkt. Osimhen shënoi 31 gola në 39 ndeshje sezonin e kaluar për të ndihmuar Napolin të fitojë Serinë A.
Ai tashmë numeron gjashtë gola në dhjetë ndeshje këtë sezon.