
Liverpool kërkon tre yjet e La Ligës
Liverpool po përgatitet për një afat kalimtar ambicioze verore, me synimin për të forcuar skuadrën e drejtuar nga Arne Slot.
Klubi nga ‘Anfield’ ka vë në shënjestër tre futbollistë nga La Liga, Take Kubo, Oihan Sancet dhe Cristhian Mosquera.
Slot po bën një punë të shkëlqyer te Liverpool, një skuadër që mbetet një prej favoritëve kryesorë për titullin në Premier League dhe gjithashtu një pretendent serioz në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë të vendosur të përforcojnë ekipin me talente të rinj nga Spanja.
Tre objektivat e mëdhenj
Take Kubo, sulmuesi i talentuar i Real Sociedad është një nga lojtarët më të spikatur në La Liga dhe ka tërhequr vëmendjen e Liverpool-it falë teknikës dhe talentit të tij.
Oihan Sancet, mesfushori ofensiv i Athletic Bilbao po kalon një sezon fantastik nën drejtimin e Ernesto Valverde, duke e bërë atë një objektiv të rëndësishëm për mesfushën e Liverpool-it.
Cristhian Mosquera, mbrojtësi i ri i Valencias është një nga talentet më premtues në La Liga dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për prapavijën e “The Reds”.
Me këto objektiva, Liverpool synon të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe të vazhdojë garën për të dominuar në Angli dhe Evropë.