Liverpool-i heq dorë nga ylli i Fluminense-s, ja arsyeja

Liverpool-i heq dorë nga ylli i Fluminense-s, ja arsyeja

Klubi anglez, Liverpool raportohet se nuk do të transferojë mesfushorin e Fluminenses, Andre Trindade.

“The Reds” prej disa muajsh janë duke e ndjekur yllin e Fluminenses, megjithatë, sipas medieve britanike, klubi nga “Anfield” nuk do të transferojë lojtarin gjatë dimrit që po vjen.

Liverpooli thuhet se ka shpenzuar para të shumta në afatin kalimtar që të verë për lojtarë mesfushorë, andaj trajneri Jurgen Klopp duket se është i kënaqur me mesfushën që ka në dispozicion.

Ndryshe, Trindade po kërkohet edhe nga rivalët e Liverpoolit, Arsenal dhe Fulham, skuadra këto që do të provojnë të transferojnë lojtarin në afatin kalimtar të janarit.

Share This