
Liverpool-i bën gati kontratën e re me rritje pagë për Bradley-n
Liverpool ka nisur negociatat me mbrojtësin Conor Bradley për kontratën e re.
Aktualisht me një pagë prej 10,000 paundësh në javë, klubi do t’i ofroj mbrojtësit të djathtë një marrëveshje të përmirësuar prej rreth 75,000 paundësh në javë.
‘The Reds’ duan të zgjasin kontratën e Bradley-n nga viti 2027 deri në 2030, raporton ‘The Sun’.
Liverpool-i po punon në këtë drejtim pasi kontrata e Trent Alexander-Arnold përfundon këtë sezon.
Bradley këtë sezon të garave, ka bërë 22 paraqitje nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Mbrojtësi po luan sezonin e tij të dytë të plotë si lojtar i ekipit të parë të Liverpool-it.