Liverpool – Arsenal, kështu mbyllet derbi i madh anglez

Liverpool – Arsenal, kështu mbyllet derbi i madh anglez

Ka përfunduar pa fitues derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe përfundoi baras 2:2 dhe i takoi javës së 36-të të Premier Leagues.

Cody Gakpo e kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e 20-të. Një minutë më pas, Luis Diaz, realizoi për 2:0.

Gabriel Martinelli e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 47-të.

Arsenali shifrat i barazoi në minutën e 70-të me golin që e realizoi Mikel Merino.

Merino pos golit në minutën e 79-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Liverpooli tashmë e ka siguruar titullin e kampionit. E mban vendin e parë me 83 pikë. Arsenali është një pozitë më poshtë me 68 pikë.

Skuadra e Mikel Artetas, Arsenali, të mërkurën u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germaini.

Share This