Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha

Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha

Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr masën e arrestit shtëpiak për kreun demokrat.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka deklaruar se nga sot Sali Berisha është i lirë, pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.

Po ashtu, Gjokutaj bëri me dije se Gjykata revokoi masën e arrestit shtëpiak si një masë që nuk ka as kushte as kritere.

“Gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë si një masë që s’ka kushte dhe kritere. Nga sot Berisha është i lrië dhe pa ansjë masë sigurimi ndaj tij”, deklaroi Gjokutaj. /rtsh/

Share This