Lirisë i shtohen problemet, Ismet Munishi i kishte paralajmëruar prizrenasit në “Favorit”
Liria pësoi humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.
Prizrenasit u mposhtën në shtëpi nga Gjilani me rezultat bindës 0:4.
E pas ndeshjes, tifozët “Arpagjikt” ishin të nervozuar me këtë situatë, shkruan Express.
Ata patën bisedë me lojtarët e klubit të Lirisë, teksa disa i detyruan t’i hiqnin edhe fanellat.
E Ismet Munishi e kishte kritikuar organizimin e klubit javë më parë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
“Një klub i madh, qytet i madh, çalojnë në organizim. Duhet me marrë njerëz që mirren me këtë punë”, kishte thënë ndër tjera Munishi.