‘Liria e medieve është përkeqësuar dukshëm, partitë duhet t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë kësaj çështje’
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se liria e shprehjes dhe e mediave është përkeqësuar dukshëm dhe Kosova nuk shquhet më si kampion i lirisë së medias në rajon.
Sipas saj, partitë politike duhet ta përfshijnë në programet e tyre, një pjesë të veçantë me hapa specifik për përmirësimin e lirisë së medias.
“Liria e mediave dhe e shprehjes është përkeqësuar dukshëm dhe vendi ynë nuk shquhet më në rajon si kampione e lirisë së medias dhe shprehjes. Partitë politike duhet të shfrytëzojnë momentumin që në programin e partive të tyre politike t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë hapave që të do ndërmarrin për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë. Personalisht, nga programet politike që do të shpalosen, këtë pjesë jam duke e pritë me padurim”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.