Limaj: Rinia e Suharekës është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë e Suharekës për rolin e rinisë, jo vetëm në këto zgjedhje, por për Kosovën në vazhdimësi.
“Roli i rinisë në vend është thelbësor, bazuar në energjinë, pozitivitetin dhe kreativitetin e tyre”.
“Si kurrë më parë, rinia e Kosovës ka nevojë për njerëz që kanë veçVEPRA, për ta rikthyer fuqishëm vendin në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi inovative, siguri energjetike dhe rikthimin e investimeve në kulturë e sport”, ka thënë Limaj.