Limaj: Përgjegjësinë kryesore e kanë tri partitë e mëdha

Limaj: Përgjegjësinë kryesore e kanë tri partitë e mëdha

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma është e gatshme të jap kontributin e vetë, mirëpo përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë zgjidhje vendit e kanë tri partitë e mëdha politike.

“Një shumicë duhet të krijohet, ose në atë krah ose krahun tjetër. Nuk ka të themi po presim. Kosova ka nevojë për institucione. Deri më tani siç e kemi parë nuk po shohim asnjë hap drejt krijimit të një shumice të konsoliduar. Besoj që të gjithë janë vetëdijshëm që sa më shpejt të gjendet zgjidhje. Tani jemi në një fazë kur raporti i forcave është matur. Nuk janë numrat e mjaftueshëm duhet t’i sigurojnë numrat dhe kjo nuk është tragjedi. Rrallë herë, përveç herën e kaluar në Kosovë, asnjë parti që ka fituar nuk i ka pasur numrat , dhe kanë shkuar drejt marrëveshjeve politike, e kanë konsoliduar shumicën parlamentare e ajo shumicë ka zgjedhur kryetarin e Kuvendin e qeverinë dhe vendi ka ecur përpara”, tha Limaj para gazetarëve, raporton rtk.

Share This