Limaj: Ne do të luajmë rolin tonë në krijimin e institucioneve

Limaj: Ne do të luajmë rolin tonë në krijimin e institucioneve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendin e presin shumë sfida, në shumë plane.

Ai ka thënë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një ecje të fuqishme ekonomike, për një dinamizim të politikës së jashtme dhe të partneritetit me miqtë.

“Ne presim që institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese. Ne do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për aq sa neve na takon dhe kërkohet nga ne, dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, ka thënë Limaj.

Kur u pyet nëse Nisma ka marrëveshje më ndonjë parti politike, Limaj ka thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd.

“Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. Nisma është e gatshëm dhe do të punojë fortë që Kosova t’i formojë institucionet dhe Kosova mos të shkojë në krizë parlamentare. Ajo që mund të them deri më tani nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik. Do të shohim nga nesër e tutje”, ka thënë Limaj.

Share This