Limaj: Lufta e UÇK-së është e pastër, e drejtë dhe e shenjtë

Limaj: Lufta e UÇK-së është e pastër, e drejtë dhe e shenjtë

Sot janë bërë katër vjet nga ndalimi dhe arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se sot janë bërë 4 vjet që bashkëluftëtarët po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme në Hagë.

“Si njëri nga ata që ka triumfuar beteja të tilla, më së miri i kuptoj sfidat jo të lehta me të cilat po përballen ata, familjet e tyre, por edhe bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës!. Jam thellë i bindur, duke qenë i sigurt në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare, ata do ta fitojnë edhe këtë betejë, si gjithë betejat e tjera për lirinë!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Share This