Limaj: Kosova ka nevojë për përgjegjësi, pjekuri dhe unitet

Limaj: Kosova ka nevojë për përgjegjësi, pjekuri dhe unitet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës së bashku me deputetet Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Krasniqi, ka shkruare në Facebook, duke ka thënë se Kosova ka nevojë për përgjegjësi, pjekuri dhe unitet.

Limaj ka shkruar se NISMA është gati të luajë rolin e saj për të siguruar funksionimin institucional dhe për të shmangur krizën parlamentare.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe vendimmarrje që reflekton interesin nacional dhe dinjitetin qytetar”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Sipas tij, rikthimi i NISMËS në Kuvend është më shumë se një kthim formal, ‘është kthimi i një zëri të munguar, i një vizioni që asnjëherë nuk u shua, dhe i një përkushtimi që ka qëndruar fuqishëm përballë çdo sfide. Kthehemi me ide të freskëta, me gatishmëri për të kontribuar me përgjegjësi dhe me vizion, në shërbim të qytetarëve dhe interesave kombëtare’, raporton rtk.

Share This