
Limaj: Jemi tepër të vonuar, të ulemi e të bëjmë marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas dështimit të 37-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, tha se është vonë për themelimin e institucioneve të reja dhe duhet zgjidhje e shpejtë.
“Duhet të iket nga kalkulimet dhe lojërat jashtë. Duhet të fokusohen e përqendrohen për atë që presin qytetarët e Kosovës dhe shteti sa më shpejt. Jemi tepër të vonuar, të ulemi e të bëjmë një marrëveshje politike”, ka thënë ai, raporton rtk.