“Lillard time”, Bucks fitojnë në të rënë të sirenës

“Lillard time”, Bucks fitojnë në të rënë të sirenës

Damian Lillard nuk mund të kishte zgjedhur një moment më të mirë për të vendosur një ndeshje me Miluokin ashtu siç bën vetëm vetëm ai. Në minutën e fundit të kohës shtesë Sakramento ishte në avantazh të katër pikëve. Bruk Lopez, 11.5 sekonda nga fundi, shkurtoi edhe më shumë diferencën duke rrealizuar për tri pikë. Miluoki shkaktoi faull dhe përfitoi përsëri pasi De’Aaron Foks nuk i ktheu në pikë të dy goditjet e lira që kishte.

Aty erdhi edhe momenti i Lilard, i cili pa ndihmën e “time out” përshkroi një pjesë të mirë të fushës dhe kur ishte gati 10 metra nga koshi mori shënjestër duke rrealizuar një kosh që më shumë siguri nuk ka habitur askënd në Portland.

Për Lilard tripikëshi përballë Sakramentos ishte i 2500 në karrierë. Ish-lojtari i Blazzers mbylli takimin me 29 pikë, 4 topa në tabelë dhe 8 asist.

Ndeshjet (14 janar)

DENVER NUGGETS-INDIANA PACERS 117-109

MINNESOTA TIMBERWOLVES-L.A. CLIPPERS 109-105

MIAMI HEAT-CHARLOTTE HORNETS 104-87

PORTLAND TRAIL BLAZERS-PHOENIX SUNS 116-127

MILWAUKEE BUCKS-SACRAMENTO KINGS 143-142 Kohë shtesë

Share This