Liga Unike shkon në Gjakovë, Vëllaznimi mund Sigal Prishtinën në një sfidë drithëruese

Liga Unike shkon në Gjakovë, Vëllaznimi mund Sigal Prishtinën në një sfidë drithëruese

Koha e rregullt e finales së Ligës Unike mes Vëllaznimit dhe Prishtinës ka përfunduar me barazim 78-78, pasi të dy skuadrat kanë dështuar të shfrytëzojnë gjuajtjet e lira në momentet vendimtare.

Ky rezultat e ka dërguar ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja është ndjekur nga tifozëria dhe në mesin e të pranishmëve në stadium ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli nuk ka udhëtuar për ndeshjen për vendin e tretë kundër Besëlidhjes në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Skuadra ka arsyetuar mungesën me mbingarkesën e lojtarëve, ndeshjen e radhës ndaj Bashkimit të shtunën dhe lëndimet e shumta në ekip.

Share This