Liga e Kombeve, fitojnë Franca dhe Italia
Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli.
Sfida më interesant ishte padyshim mes Francës e Belgjikës, ku vendasit fituan me rezultat 2:0.
Didier Deschamps që befasoi të gjithë duke e lënë në stol Kylian Mbappen, doli të jetë i saktë në vendime, sfidë që e dominuan nga fillimi.
Kolo Muani i dha epërsinë Francës (29’), derisa Dembele e vulosi çështjen e fituesit (57’).
Në anën tjetër, Italia i arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 1:2 në udhëtim te Izraeli.
“Azzurët” regjistruan fitoren e dytë radhazi, duke zhvilluar prapë një ndeshje të mirë, për ta mbajtur kreun në Ligën e Kombeve.
Për Italinë rrugën drejtë rrjetës e gjetën Davide Frattesi (38’) dhe Moise Kean (62’), derisa golin e vetëm për Izraelin e shënoi Abu Fani (90’).
Itali mbetet lider me gjashtë pikë, derisa Franca e Belgjika kanë nga tre sosh, kurse Izraeli qëndron në fund pa pikë.