Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy sfida interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy sfida interesante

Pas dy superndeshjeve të zhvilluara mbrëmë, emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte edhe me dy duele tejet interesante.

Elita e futbollit evropian vjen sonte me dy ndeshjet kthyese të 1/8 e finales.

Real Madrid-Leipzig konsiderohet ndeshja kryesore e natës së sontme, sfidë kjo që luhet në “Bernabue”.

“Los Blancos” llogaritën favorit, madje madrilenët në këtë duel hyjnë me avantazhin prej 1-0, të arritur në ndeshjen e parë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër përballen Manchester City dhe Copenhagen. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës (3-1).

Skuadra e Pep Guardiolës pothuajse më një këmbë janë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sonte takohen:

Man City-Copenhagen

Real Madrid-Leipzig

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

Share This