Liga e Kampionëve/Superkompjuteri i OPTA-s parashikon fituesin

Liga e Kampionëve/Superkompjuteri i OPTA-s parashikon fituesin

Liverpool dhe Arsenal janë dy skuadrat që kanë pësuar një rënie të lehtë në përqindjen fillestare të shanseve të tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, sipas super-kompjuterit të OPTA-s.

Ky model analitik ka vlerësuar ndikimin e shortit të fundit të mbajtur në Nion të Zvicrës dhe ka përditësuar parashikimet për ekipet e mbetura në garë.

Para shortit, Liverpoli kishte një probabilitet prej 20.2% për të fituar trofeun, por pas procedurës ky numër ra me 3.0%, duke e çuar në 17.2%.

Arsenal gjithashtu pësoi një ulje të ngjashme. Para shortit, skuadra londineze renditej e treta me 16.8% shanse për triumf, ndërsa tani kjo shifër është zvogëluar në 13.6%.

Në anën tjetër, një nga përfituesit më të mëdhenj të shortit është Barcelona. Para shortit, klubi katalanas kishte një probabilitet prej 12.7% për të fituar Champions-in, por tani ky numër është rritur në 15.4%.

Përdorimi i modeleve statistikore si ai i OPTA-s ndihmon në vlerësimin e situatës reale të skuadrave bazuar në formën e tyre, kundërshtarët dhe rrugën e mundshme drejt finales së madhe në Mynih.

Tani, me shortin e përcaktuar, ekipet do të përgatiten për fazën vendimtare të turneut me synimin për të ngritur trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve.

Share This