
Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta
Liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me katër ndeshjet e para kthyese të 18- së finales.
Sfida kryesore luhet në ‘Anfield’, ku do të përballen Liverpooli dhe PSG-ja.
‘Të kuqte’ e Anglisë vijnë në këtë duele me avantazhin prej 1-0, të arritur një javë në Paris.
Me avantazhin prej 1-0, edhe Barcelona para tifozëve të saj sfidon Benfica-n. Katalanasit të paktën në letër llogaritën favorit për të kaluar në çerekfinalet e Champons-it.
Afër rundit tjetër të garave në elitën e futbollit evropiane, është edhe Bayern Munich që sonte në udhëtim ballafaqohet me Bayer Leverusenin e Granit Xhakës. Kujtojmë se dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e thellë të bavarezëve prej 3-0.
Dueli tjetër i natës së sotëm është përballja mes Interit dhe Feyenoordit. Edhe kampionët në fuqi të Italisë, janë afër për të prekur çerekfinalet e kësaj garë pas triumfit në ndeshjen e parë prej 2-0.
Sonte takohen:
18:45, Barcelona-Benfica
21:00, Bayer Leverkusen-Bayern Munich
21:00,Inter-Feyenoord
21:00,Liverpool-PSG