Liga e Kampioneve/ Faza me eliminim direkt vë Cityn kundër Realit ose Bayernit, mund të ketë Juve-Milan, ja kombinimet
Përfundimi i fazës në grup të Ligës së Kampioneve ka detajuar edhe at të cilat janë minigrupet nga të cilat do të dalin edhe çiftet e ndeshjeve të turit tjetër.
Skema e paracaktuar nga UEFA, vendos ekipet në këto minigrupe në bazë të renditjes së tyre në tabelën e përgjithshme të renditjes.
Në turin tjetër në garë hyjnë skuadrat nga vendi i 9, deri në vendin e 24, të cilat do të luajnë me rregullin e eliminimit direkt pas shortit që hidhet të premten e që përcakton çiftet.
Dhe në bazë të renditjes parashikohet që të ketë menjëherë një duel bombë, pasi Manchester City do të ndeshet me njërën mes Real Madrid dhe Bayern Munich.
Njëkohësisht, mund të ketë një përballje Juventus-Milan në turin tjetër, nëse shorti i vë përballë këto skuadra që kanë rezultuar në minigrupin e përbashkët.
Gjithashtu, të premten do të hidhet shorti edhe për fazën tjetër, ku dy fitueset e minigrupit 1 do të ndeshen përkatësisht me Liverpoolin ose Barcelonën, fitueset e minigrupit 2 me Lillën ose Aston Vilën, fitueset e minigrupit 3 me Atletico Madrid ose Leverkusenin, si dhe fitueset e minigrupit 4 me Arsenalin ose Interin.