Libani dhe Izraeli në prag të luftës
Izraeli ka kryer sulme ajrore vetëmbrojtëse në jug të Libanit mëngjesin e së dielës, ndërsa Hezbollahut lëshoi qindra raketa në drejtim të izraelit, kjo erdhi si pasojë e zotimeve për hakmarrjen e vrasjes e njërit prej komandantëve kryesor të tij muajin e kaluar.
Ushtria izraelite vendosi rreth 100 avionë për të goditur 40 pika lëshimi në Libanin jugor. ndërsa Hezbollahu në fazën e parë të sulmeve siç e quajtën ata sulmuan 11 baza izraelite me lëshimin 320 raketave të tipit Katyusha dhe dronëve drejt Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se tre persona janë vrarë atje. Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se raketat e Hezbollahut shkaktuan “shumë pak dëme”
Ky përshkallëzim rrezikon gjithashtu t’i dështojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, ku Izraeli prej 10 muajsh është duke bërë luftë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i cili është aleat i Hezbollahut.
Hezbollahu ka thënë se do t’i ndalë luftimet nëse arrihet armëpushim në Gazë. Irani i mbështet të dyja grupet, si dhe grupe të tjera militante në Siri, Iran dhe Jemen, të cilat mund t’i bashkohet një lufte të gjerë në rajon.
Në SHBA, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, Sean Savett, tha se presidenti Joe Biden “është duke e vëzhguar nga afër situatën në Izrael dhe në Liban”.
Nga Pentagoni, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bisedoi me homologun e tij, Yoav Gallant, për mbrojtjen e Izraelit kundër Hezbollahut. “Austin e ritheksoi përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për ta mbrojtur Izraelit kundër çfarëdo sulmi nga Irani dhe partnerët e tij rajonalë”, thuhet në njoftim. SHBA-ja njofton gjithashtu për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme.
Pas sulmeve mëngjesin e sotëm mes Hezbolllahut dhe Izraelit, në lindjen e mesme rrezikohet përshkallëzim i gjerë i luftës,. Situata raportohet të jetë ende e tensionuar përderisa u tha se nuk kishte dëme të mëdha në fazën e parë të goditjeve. /rtk/