Lewandowski nuk tundohet nga “miklimi” arab, e ka ndarë mendjen për të ardhmen
Ka shumë debate në Spanjë, veçanërisht në Barcelonë, në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowskit.
Sezoni i tij i dytë me fanellën “Blaugrana” nuk ishte në nivelet e të parit, në të cilin ai mundi të shënonte 33 gola kundrejt 20 golave aktualë, dhe duke pasur parasysh moshën dhe kontratën në rritje që nënshkroi me Barçën, është normale të mendohet se në verë mund të vijë lamtumira qendërsulmuesit veteran polak.
Në sfond ka shumë zëra se ai është vënë në shënjestër të Ligës së pasur të Arabisë Saudite.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, megjithatë, nuk ka asnjë dëshirë nga ana e Lewandowskit – i cili në muajt e fundit ka refuzuar vazhdimisht destinacionet e mundshme në Arabinë Saudite – të shkojë dhe të kalojë pjesën e fundit të karrierës në turneun më të diskutuar në Lindjen e Mesme.
Numri nëntë dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Barcelonë, një qytet në të cilin ai po dëfrehet edhe në nivel familjar dhe ku nuk përjashton lëvizjen e përhershme edhe pas përfundimit të karrierës.