
Lewandowski një legjendë, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League
Barcelona fitoi 4-0 ndaj Borussia Dortmund në çerekfinalen e parë të Champions League. Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e çuar në 11 numrin e golave të realizuara në Champions këtë sezon. Ky është një rekord i ri për këtë event.
Lewandowski bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme.
Ai e ka bërë më parë këtë gjë edhe me ekipet e tjera ku ka luajtur: Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe tani me Barcelona. Në karrierën e tij ai ka shënuar 726 gola, 99 me Barçën dhe 40 gola këtë sezon në të gjitha garat.