Lewandowski: Gjyqtarët po e vrasin ligën, La Liga nuk është mjaft tërheqëse
La Liga është vënë shpesh në kritika për shkak të gjyqtarëve. Shumë njerëz besojnë se gjyqtarët nuk janë në nivelin e duhur dhe lojtarët ndonjëherë bien në këtë kategori.
Sezonin e kaluar, Jose Gaya dhe Sergio Canales, u dënuan të dy me nga katër ndeshje pasi kritikuan gjyqtarët pas ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.
Robert Lewandowski, i cili u transferua nga Bundesliga në La Liga verën e kaluar duke iu bashkuar Barcelonës, ka dhënë mendimin e tij mbi standardin e gjyqtarëve në futbollin spanjoll.
Duke folur për “Meczyki.pl”, ai tha: “Gjyqtarët po e vrasin ligën”.
Sulmuesi polak foli edhe rreth kampionatit, duke shtuar: “LaLiga nuk është mjaft tërheqëse dhe sulmuese”.