Leverkuseni kampion, shënon Xhaka
Bayer Leverkusen është kampion i ri në Bundesliga.
Titulli është vulosur me fitoren e sotme ndaj Werder Bremen.
Ndeshja e zhvilluar në “BayArena” në kuadër të Javëa së njëzet e nëntë të kampionatit është mbyllur me rezultat 5-0.
Seria e golave është nisur nga Boniface në minutën e 25-të, ndërsa është vazhduar nga Xhaka (60′) dhe Wirtz (68′, 83′, 90′).
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka arritur vlerën e shtatëdhjetë e nëntë pikëve, gjashtëmbëdhjetë pikë më shumë se sa Bayern Munich, që ndodhet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tri pikë.