Leverkuseni i Xhakës vrapon drejt titullit, kalon me sukses edhe Heidenheimin

Leverkuseni i Xhakës vrapon drejt titullit, kalon me sukses edhe Heidenheimin

Bayer Leverkusen vrapon drejt titullit të parë kampion në histori.

“Aspirinat” regjistruan një tjetër fitore, këtë herë në transfertën ndaj Heidenheim, ku triumfuan me rezultatin 1-2 dhe shkuan përkohësisht +8 ndaj Bayernit ndjekës në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso mori avantazhin në minutat shtesë të pjesës së parë me Frimpong, ndërsa në të 81-tën ishte Adli që dyfishoi shifrat.

Në të 87-ën Pieringer shënoi për vendasit e Heidenheim, duke rihapur ndeshjen dhe bërë më interesante minutat e mbetura, megjithatë asgjë për të shënuar, pasi Leverkusen mbrojti mirë portën dhe u largua me tri pikë mjaft të vlefshme, raporton SS.

Një javë pas suksesit ndaj Bayernit të Mynihut, “Aspirinat” marrin kështu nëj tjetër sukses, që i ngjit përkohësisht në kuotën e 58 pikëve, i ndjekur nga Bayerni i Mynihut me 50 pikë, me bavarezët që luajnë të dielën në transfertën ndaj Bochumit.

Share This