Leverkuseni i Xhakës vazhdon shkëlqimin në Bundesligë
Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Victor Boniface, në minutën e 14-të, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Jeremie Frimpong realizoi gol të bukur në minutën e 51-të. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Florian Wirtz, e trefishoi epërsinë e Leverkusenit.
Mesfushori nga Kosova i Leverkuzenit, Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen.
Bayer Leverkuseni vazhdon të jetë në pozitën e parë me 39 pikë të grumbulluara, me katër pikë më shumë se Bayerni Munichu në vendin e dytë.