Leverkuseni i Xhakës thyen Bayren Munich, bën hap gjigant drejt titullit

Leverkuseni i Xhakës thyen Bayren Munich, bën hap gjigant drejt titullit

Bayer Leverkusen ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion duke mposhtur rivalin direkt Bayern Munich, në kuadër të kryederbit së xhiros së 21-të.

Leverkusen ishte më e mirë gjatë tërë kohës duke fituar me rezultat 3:0.

Josip Stanisic i dha epërsinë vendasve pas një asistimi të shkëlqyer të Robert Andrich (18’).

Kurse, ishte Alejandro Grimaldo që dyfishoi epërsinë me një gol brenda zonës pasi u asistua nga Tella (50’).

Bayern Munich tentoi të shënonte që të kthehej në lojë, por mbrojtja vendase ishte thjesht e pathyeshme.

Krejt në fund, Manuel Neuer bëri një gabim amator nga ku përfitoi Jeremie Frimpong që realizoi nga distanca në portën e zbrazur (90+5’).

Leverkusen tani është shkëputur në Bundesliga me 55 pikë, pesë më shumë se Bayern që renditet në pozitën e dytë.

Share This