Leverkuseni i Xhakës e nis furishëm, deklason Feyenoordin
Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës e ka nisur furishëm aventurën në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, e kanë deklasuar në udhëtim Feyenoordin duke e mposhtur bindshëm prej 0-4, sfidë kjo e luajtur në kuadër të xhiros së parë të këtij sezoni në elitën e futbollit evropian.
Leverkuseni skuadër në të cilën Xhaka debutojë në Ligën e Kampionëve, ishte ekip dukshëm më i mirë se skuadra holandez.
Wirtz (5’, 36’), Grimaldo (30’) dhe Wellenreuther (45’.autogol), u përkujdesën për fitoren e parë të skuadrës gjermane në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, me fitore sezonin e ri në këtë ligë e ka nisur edhe Benfica e cila mundi Cervena Zvezdën në Beograd, me rezultat 1-2.