Leverkuseni i Xhakës dy ndeshje larg rekordit 59 vjeçar të Benficës
Nëse Bayer Leverkusen do të evitojë humbjet në dy ndeshjet e radhës atëherë skuadra e Alonso-s do të futet në historinë e futbollit duke shkruar njërën prej faqeve më legjendare të tij.
Në udhëtimin e “Olimpico”-s skuadra gjermane ka mbajtur kuotën 0 në kolonën e humbjeve duke iu afruar kështu rekordit të vendosur nga Benfica në sezonin 1963–1965 ky nuk pësoi humbje plot 48 ndeshje radhazi.
Në rast se skuadra e Alonso-s eviton humbjet në dy takimet e radhës atëherë do të jetë ajo, e cila thyen rekordin e portugezëve të vendosur plot 59 vite më parë.
Leverkusen nuk humbet prej 47 takimesh ndërsa në duelet e radhës përballet me Eintrachti-n e Frankfurtit dhe Romën.
Skuadrat me më shumë ndeshje pa humbje:
48 – Benfica (1963–1965)
47 – Bayer Leverkusen (2023–)
45 – Dinamo Zagreb (2014–2015)
45 – Rijeka (2016–2017)
44 – Rengers (1992–1993)
43 – Juventus (2011–2012)
42 – Milan (1991–1992)
42 – Ajax (1995–1996)
41 – The New Saints (2023–2024)
40 – Fiorentina (1955–1956)