Letonia dhe Kosova ndahen baras

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Ka përfunduar me barazim 2:2 ndeshja mes Letonisë dhe Kosovës në kategorinë e fermave, e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës C në Nations League.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë.

Vendaset kanë kaluar të parat në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë me golin e Misini, por Kosova ka reaguar menjëherë dhe e ka përmbysur rezultatin përmes Smailit në minutën e njëzet dhe Memetit në minutën e tridhjetë e një.

Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Letonia e ka barazuar rezultatin me golin e Miksone, duke e mbyllur dyzet e pesë minutëshin e parë me rezultat 2:2.

Pjesa e dytë ka njohur disa raste për të dyja ekipet, por kanë munguar golat, duke bërë që ndeshja të përfundojë pa ndryshim rezultati.

Pas këtij barazimi, Letonia gjendet në pozitën e parë në grup me tetë pikë, ndjekur nga Kosova me shtatë pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut në fund me vetëm një pikë.

Share This