‘L’Equipe’ zbulon prapaskenat mes Mbappe-s dhe PSG-së

‘L’Equipe’ zbulon prapaskenat mes Mbappe-s dhe PSG-së

Sipas ‘L’Equipe’ mes Kylian Mbappe-s dhe PSG-së paqja do të jetë e vështirë për t’u arritur dhe në mes nuk janë vetëm 55 milionët që pretenton lojtari si bonus besnikërie.

Gazeta prestigjioze franceze ka bërë me dije se më 12 maj të këtij viti në vigjilje të ndeshjes mes PSG dhe Tolouse, Kylian Mbappe është konfrontuar ashpër me presidentin e klubit Naser Al-Khelaifi.

Motivi ka qenë i vëllai, Etan, i cili kur u përjashtua nga skuadra ka shkuar në dhomat e zhveshjes me lot në sy. Në atë ndeshje Luis Enrique kishte menduar që ta aktivizonte Etan Mbappe-n, por presidenti e kishte urdhëruar që ta nxirrte nga lista e të grumbulluarve pasi kishte mësuar se si vëllai do të largohej nga Parisi.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet një debat i ashpër mes yllit të Realit dhe presidentit të PSG-së.

Share This