Leonardo Spinazzola drejt klubit të famshëm turk

Leonardo Spinazzola drejt klubit të famshëm turk

Stambolli mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit të Romës, Leonardo Spinazzola.

Sipas medieve italiane, Galatasaray synon të transferojë mbrojtësin e “romakëve”.

Skuadra turk është duke menduar të forcojë akoma më shumë repartin e mbrojtjes, dhe Spinazzola është dëshira e Galatasarayt.

Gjiganti turk thuhet se tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të Spinazzola qysh në afatin kalimtar të janarit.

“Galatasaray interesohet për transferimin e mbrojtësit të Romes, Leonardo Spinazzola”, shkruajnë mediet italiane.

Share This