Lëndohet rënd me armë zjarri, një person në Suharekë
Një person është lënduar rënë sot në fshatin Popolan të Suharekës, njofton Stacioni Policor në Suharekë. Dyshohet se i lënduari i moshës 54 vjeçar ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.
Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit, të vend ngjarjes, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.
Bëhet e ditur se viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdhër te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu eshte caktuar masa e ndalimit per 48 ore”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton rtk.
Gjithashtu, bëhet e ditur se njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.