Lëndimi i Vinicius, FIFA i detyrohet Realit 400 mijë euro
Fillimi i vitit të ri është pozitiv për Realin e Madridit pasi përveç lajmeve të mira që po merr nga infermieria, tashmë është njoftuar edhe nga FIFA për shumën e dëmshpërblimit për lojtarët e lënduar me kombëtaret respektive.
Kështu pas rikuperimit të Vinicius Junior mësohet se Reali do të përfitojë nga FIFA plot 400 mijë euro.
Sulmuesi brazilian u lëndua në një ndeshje të zhvilluar më 17 nëntor përballë Kolumbisë.
Shifra e saktë e përfituar nga Reali për lëndimin e Vinicius është 410.960 mijë euro.