Lëndimi i Icardit në sy më serioz se sa pritej
Ditët e fundit kishte bërë bujë fotoja e postuar nga Wanda Nara e cila tregon bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, me sy të nxirë, si pasojë e një përplasjeje me Edin Dzekon në derbin e Stambollit ndaj Fenerbahces.
Në orët e fundit kanë mbërritur rezultatet e analizave. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një frakturë në eshtrat e fytyrës.
Do të nevojiten ekzaminime të syrit dhe hundës për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar dhe për ta ndihmuar atë të kapërcejë dëmtimin që është shumë më i rëndë se sa pritej.
Gjendja e lojtarit do të vlerësohet më datë 20 janar, kur kanë kaluar afërsisht 20 ditë nga ai lëndim i pesuar, dhe vetëm atëherë do të ketë informacione të caktuara për kohën e rikuperimit.