“Leksion gjuhe spanjolle”, shtypi s’ka mëshirë për “Gjelat” e Deschamps
Spanja dhe Yamal. Një binom i pashmangshëm fjalët në titujt e gjithë shtypit botëror që nga mbrëmja e së martës, kur djaloshi i Barcelonës u bë shënuesi më i ri në historinë e turneve të mëdhenj ndërkombëtarë.
E përditshmja spanjolle Marca e hap me titullin e madh SuperSpanja shkon në finale dhe vazhdon me titullin tjetër për Jamal që hyn në përjetësi. Diario AS shkruan: Fantastikë, të lumtur, finalistë; ndërsa shtypi i Barcelonës si gjithmonë përqendrohet te lojtarët katalanas. “Lamin Final” titullon El Mundo Deportivo, që shkruan për “gol përrallor” nga djaloshi, ashti si dhe Sport, me titullin Historik, që flet për rekordin e Jamal dhe golin e dytë nga Olmo, gjithashtu i lindur në Katalonjë.
Francezja L’Equipe hapet me titullin therës “Të demaskuar” me foton e madhe të trajnerit Deshamp dhe Kilian Mbape që mbrëmë hoqi maskën që mbajti në ndeshjet e mëparshme.
Tabloidi britanik The Sun nuk heq dorë nga loja e fjalëve në titull, Lam Chopped, me kuptimin të bërë copë nga Lamine Jamal, ndërsa tabloidi Mirror shkruan që “djaloshi mrekulli i Barcelonës dhe Olmo realizojnë përmbysjen e mahnitshme”. Telegraph shigjeton Gjelat: Spanja e frymëzuar nga Jamal mund Francën që nuk i shkrep dhe shkon në finale.
Jamal rekordesh dhe Olmo ulërimë, Spanja përmbys Francën e shkon në finale, është titulli i italianes La Gazzetta dello Sport.
Në Argjentinë, Olé shkruan për xhevahirin e Spanjës që mund Francën e Mbapesë dhe shkon në finale. Edhe O Globo i Brazilit shkruan për rekordin e Lamine Jamal, që theu rekordin e mbretit Pele.