Legjenda e Chelsea-s: Loftus-Cheek mund të bëhet më i miri në Itali
Legjenda e Chelsea-s Gianfranco Zola thotë se mesfushori Ruben Loftus-Cheek mund të bëhet lojtari më i mirë në Serie A me AC Milanin.
Anglezi iu bashkua “Rossonerëve” duke iu dhënë fund qëndrimit te Chelsea.
Në një intervistë për “DAZN”, Zola ka treguar se Loftus-Cheek mund të bëhet më i miri në botë sepse luan në disa pozita.
“Një ndër lojtarët që nuk është konsideruar asnjëherë për vlerën e tij, mund të luajë në disa pozita, të bëhet ndër më të mirët në ligë”.
“Kur isha te Chelsea nën urdhrat e Sarrit, ai ishte lojtari që marshonte sepse është shumë i fortë fizikisht dhe kualiteti e lejon ta ndryshojë lojën”.
“E pranonte topin, kërcente mbi kundërshtarin dhe ishte superior. Ishte vërtetë i rëndësishëm”.