Legia Warszawa prezanton Zybën, kosovari premton më të mirën
Reprezentuesi i Kosovës, Qëndrim Zyba sot është prezantuar si lojtar i ri tek gjiganti polak, Legia Warszawa.
Zyba dje zyrtarisht i është bashkuar klubit polak nga Ballkani.
Legia Warszawa tashmë e ka prezantuar mesfushorin kosovar, duke i uruar suksese në klubin e tyre.
“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba”, thuhet në njoftimin e klubit polak.
Ndërkaq, pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të jap më të mirën.
“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat, të tregojë vetën në fushë dhe të fitoj zemrat e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.