Leao: Rinovimi ishte çështje dashurie, të gjithë duan të luajnë për Milanin
Gjatë ditës së sotme, në dyqanin Mondadori në Duomo të Milanos, Rafael Leao do të prezantojë biografinë e tij me titull “Buzëqesh, jeta ime mes futbollit, muzikës dhe modës”, në të cilën ka shumë faqe kushtuar Milanit dhe në të cilën në veçanti sulmuesi portugez flet për negociatat për rinovimin e kontratës së tij që do ta lidhin me kuqezinjtë deri në vitin 2028:
“U desh pak kohë, por me nënshkrimin e kontratës mendimet e mia ishin të qarta: nuk është një pakt ekonomik, por një pakt dashurie. Çdokush do të donte të luaj për Milanin”.
“Doja të qëndroja për të përfunduar një periudhë rritjeje që kisha nisur dhe për të treguar se sa shumë mund të jepja ende si futbollist dhe si njeri – shpjegon numri 10 në librin e tij – Fitorja e titullit më kishte treguar se sa bukur ishte të fitoje si kolektiv. Rinovimi im nuk ka qenë kurrë një shtysë dhe tërheqje për arsye parash, siç kanë thënë shumë dhe unë as nuk kisha asnjë dyshim për drejtimin teknik që po merrte skuadra.”
Borxhi me Sportingun – “Sipas ligjit italian, tani më në fund jam i lirë nga borxhi. Gjithashtu duhet të falënderoj Milanin, i cili ishte gjithmonë pranë meje në atë periudhë të vështirë”.
Furlani dhe Cardinale – “Sigurisht që duhet të falënderoj Giorgio Furlanin. Ai është një person i mrekullueshëm, ne flasim shpesh me njëri-tjetrin; ai gjithmonë përpiqet të më flasë në portugalisht. Prania dhe mbështetja e tij e vazhdueshme më ndihmojnë të fitoj brenda dhe jashtë fushës, të njëjtën gjë duhet të them edhe për Gerry Cardinale: sa herë që ai më sheh ne flasim dhe ju mund të shihni se ai më do dhe dëshiron që unë të qëndroj në Milano.”