Leao: Jam 100% milanist, krenari të luaj për këtë fanellë
“Ndihem 100% milanist, Ibrahimovic dhe Maldini më kanë ndihmuar shumë”.
Fjalë zemre kuqezi nga Leao, vendimtar në Pragë, dhe me 10 gola e 11 asistime në sezon. Portugezi duket se nuk ka më kufizime në vitin 2024.
“Është krenari të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që jam këtu”, ka deklaruar ish-lojtari i Lille-s.
Ai shprehet i etur për t’i dhënë tifozëve kuqezi një tjetër trofe pas titullit të 19-të.
“Po ndihem dhe po kaloj mirë me Giroud dhe Pulisic, skuadra është gjithashtu në gjendje të shkëlqyer. Është momenti im më i mirë i sezonit”.
“Kam pasur fatin të punoj me Ibrahimovic, një kampion që më ndihmoi. Ai nuk më tregoi cilësitë që kam, por më bëri të kuptoj se çfarë është Milani”, vazhdoi Leao për “Sky Sport”.
“Ai dhe Maldini më ndihmuan të kuptoj se sa i madh është Milani. Pa harruar Piolin. Në tre vitet e fundit ai e ka kuptuar më mirë se si të më ndihmojë 100% për të bërë diferencën, kështu që ky moment i mirë është edhe falë tij”.